2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Hoti kujton Ismet Racin: Vrasje të tjera i paraprinë, e të tjera vrasje vazhduan më pas ndaj njerëzve të lirë

Rekomandime

Ish-zëvëndëskryeministri i Kosovës, njëherit kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook. në 19 vjetorin e vdekjes së kryetarit të parë të Klinës, Ismet Racin rikthen në kujtesë vrasjen e tij makabre, që iu bë në prag të shtëpisë.

- Advertisement -

Hoti, thotë se sot nuk na jep trishtim vetëm mungesa e tyre për t’i gëzuar frytet e gjakut të tyre, por edhe mungesa e drejtësisë. Për sa kohë nuk e bëjmë këtë, as ne e as demokracia nuk do jemi të denjtë.

Ky është postimi i plotë:

Sot 19 vite më parë, në mëngjesin e 24 Prillit, në pragun e shtëpisë, i pa mbrojtur e pa i pasë borxh askujtë, në të drejtën e vet është vrarë profesor Ismet Rraci, i pari Kryetar Komune në Klinë i zgjedhur në mënyrë demokratike.

- Advertisement -

Vrasja e tij paraqet një akt klasik të përpjekjes për të instaluar terrorin e për të goditur në palcë demokracinë e brishtë, që sa kishte lindur në atë kohë tek ne.

Vrasje të tjera i paraprinë, e të tjera vrasje vazhduan më pas ndaj njerëzve të lirë, të panënshtrueshëm e ëndrrimtarë, që po binin në themelet e Republikës me moton e Kryetarit Rugova – “kokën mund të ma ndrroni por mendimin kurr!”

- Advertisement -

Sot nuk na jep trishtim vetëm mungesa e tyre për t’i gëzuar frytet e gjakut të tyre, por edhe mungesa e drejtësisë. Për sa kohë nuk e bëjmë këtë, as ne e as demokracia nuk do jemi të denjtë.

Të pastë dritë shpirti Kryetar!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit