0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Infektologu Krasniqi: 47 pacientë të shtrirë në QKUK, mes tyre fëmijë 5 vjeç, shtatëzëna e të moshuar!

Rekomandime

Duke folur rreth pandemisë COVID19, me të cilin po përballen më shumë se një muaj qytetarët e Kosovës, infektologu Valbon Krasniqi, ka dhënë edhe të dhëna përgjatë kësaj periudhe.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, doktori kosovar thotë se sapo ka vizituar 47 pacientët, në mesin e tyre edhe fëmijë 5 vjeç e gra shtatëzëna. Derisa shton se po punojnë pa ndalur në shërimin e tyre.

Ky është postimi i plotë:

6 javë COVID-19 në Kosovë:
Më shumë të shëruar – se sa të spitalizuar në Klinikë

- Advertisement -

Sot e 6 javë më parë filloi pandemia COVID-19 në Kosovë
U konfirmuan 669 persona COVID pozitiv
U spitalizuan 130 prej tyre
U shëruan 70 nga ta ( nga të spitalizuarit)
Sonte ne Klinikë- vetëm 47 pacientë.
Numri më i vogël në këto 2 javët e fundit.
Sapo i vizitova të gjithë, të 47 pacientët, në mesin e tyre fëmijë 5 vjeç, gra shtatëzëna, por edhe të moshuar.
Ne punojmë pa u lodhur për shërimin e tyre, por së bashku me punën tonë të ju ndihmoj edhe lutja juaj në këtë Muaj të madhërishëm të Ramazanit.

Urime besimtarë islamë Muaji i Ramazanit

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit