2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Mjeku shqiptar: Covid-19 nuk është hata, por sëmundje. Pas dy vjetësh do qeshim me frikën tonë

Rekomandime

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se Covid-19 nuk është një hata, por një sëmundje. Madje Dasho shkon edhe më tej kur thotë se pas dy vjetësh ne do të qeshim me frikën tonë sot ndaj koronavirusit, i cili do të jetë një “ftohje”.

“Na është mbushur mendja se “nuk duhet të bëhemi si Italia dhe Spanja, por as nuk jemi si Gjermania dhe Suedia”. Në se nuk jemi as Shqipëria e 1950, as Suedia e 2020, çfarë jemi??!!

- Advertisement -

Duke qënë se shpikësit ka kohë që kanë ikur nga vendi ynë, shpikje nuk bëjmë dot më. Gjëja më me mend që mund të bëjmë sot është të marrim shembujt e botës, apo shembujt tanë kur kontrolluam malarjen, sifilizin, kolerën, fruthin, gripin e derrit, etj. dhe t’i zbatojmë.

Nga Europa të mësojmë të mos bëjmë gabimet e Spanjës dhe Italisë, por të bëjmë atë që bëjnë mirë Suedia dhe Gjermania. P.sh. të lëmë të moshuarit të dalin me fasha orare 6 me 8. Kjo masë nuk do ndonjë shkencë për t’u zbatuar”, shkruan Dasho.

Postimi nga Erion Dasho

- Advertisement -

NJË SHEMBULL PËR NE

Ne, shqiptarët, me sa duket duam të mbetemi unikë dhe as COVID nuk po na ndryshon dot.

- Advertisement -

Kur jap në facebook shembuj të vendeve të suksesshme që kanë kontrolluar COVID marr shpesh komente mosbesuese.

Kur dhashë dje shembullin se ata pak mjekë dhe infermierë që kishte Shqipëria në 1950-ën arritën të kontrollonin malarjen, përsëri nuk mjaftoi të bindte shumë nga miqtë se 3,000 mjekë dhe 12,000 infermierë sot mund të kontrollojnë COVID-in.

Logjika më e çuditshme e këtyre ditëve ka qënë:

– Kur dështoi Italia dhe Spanja, si do ta kontrollojmë ne?

– Po mirë, Gjermania dhe Suedia po e kontrollojnë me masa minimale…

– Pse Suedia dhe Gjermania jemi ne?!

Na është mbushur mendja se “nuk duhet të bëhemi si Italia dhe Spanja, por as nuk jemi si Gjermania dhe Suedia”. Në se nuk jemi as Shqipëria e 1950, as Suedia e 2020, çfarë jemi??!!

Duke qënë se shpikësit ka kohë që kanë ikur nga vendi ynë, shpikje nuk bëjmë dot më. Gjëja më me mend që mund të bëjmë sot është të marrim shembujt e botës, apo shembujt tanë kur kontrolluam malarjen, sifilizin, kolerën, fruthin, gripin e derrit, etj. dhe t’i zbatojmë.

Nga Europa të mësojmë të mos bëjmë gabimet e Spanjës dhe Italisë, por të bëjmë atë që bëjnë mirë Suedia dhe Gjermania. P.sh. të lëmë të moshuarit të dalin me fasha orare 6 me 8. Kjo masë nuk do ndonjë shkencë për t’u zbatuar…

MASA INTELIGJENTE për sot është “Të mësojmë nga bota dhe ta trajtojmë COVID si një sëmundje dhe jo si një hata”. Pas 2 vjetësh COVID do të jetë një “ftohje” dhe ne do të qeshim me frikën tonë sot…

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit