1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Korinavirusi – vjen një lajm i mirë nga Ministria e Shëndetësisë

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë një lajm të mirë se tashmë në Kosovë kanë arrituar 3 mijë teste të reja për koronavirus.

- Advertisement -

Ky donacion u dhurua nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, raporton Insajderi.

“UNDP i dhuron 3,000 komplete testimi për zbulimin e COVID-19 Departamentit të Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë. Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dhuroi sot 3,000 komplete testimi për zbulimin e COVID-19 Departamentit të Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovës. Kompletet për testim ia dorëzoi Ass. Dr Xhevat Jakupit Valbona Bogujevci, Asistente e Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që nga përhapja e pandemisë në Kosovës, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka punuar për të mbështetur Kosovën në këto ditë të vështira.

- Advertisement -

“Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, UNDP është duke punuar ngushtë me autoritetet për të mbështetur përpjekjet në luftën kundër pandemisë duke siguruar që të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë stafin që vepron në vijën e parë, grupet e rrezikuara dhe të margjinalizuara, viktimat e dhunës në familje dhe pakicat”

“UNDP është fuqimisht e përkushtuar për një partneritet të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës dhe ne besojmë që së bashku jemi më të fuqishëm në luftën kundër COVID-19”

- Advertisement -

“Në ditët dhe javët e ardhshme, UNDP në Kosovë, së bashku me Agjencitë e tjera të OKB-së dhe partnerë të tjerë të zhvillimit do të vazhdojnë të kontribuojnë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Insajderi.com

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit