Kejvina Kthella po qëndron në Kaliforni në këto ditë pandemie.
Reperi Seven Saraçi njihet për miqësi të mirë me modelen Kejvina Kthella, shkruan lajmi.net.
Së fundi, reperi ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën shfaqet duke u shëtitur rrugëve të Kalifornisë bashkë me Kejvinën.
Të dy po e praktikonin distancën sociale, ndërsa kishin vendosur maska mbrojtëse në fytyrë, për t’u mbrojtur nga COVID-19.
Për ndryshe, Kejvina ditë më parë zbuloi se në Amerikë po qëndron për të bërë një kurs aktrimi.