Predikuesi konservator Pat Robertson beson se koronavirusi është mënyra e Zotit për të ndëshkuar njerëzimin për abortet dhe të drejtat e homoseksualëve.
Ai ka theksuar së fundmi se se Zoti nuk do të ndalojë pandeminë deri sa njerëzit të heqin dorë nga mënyrat e tyre të djallëzuara, duke iu referuar homoseksualitetit dhe gjërave të tjera të tmerrshme.
Gjatë një emisioni, ai është pyetur nga pyetet nga publiku: Si mund ta shërojë Zoti tokën tonë dhe t’i falë mëkatet kur aborti dhe martesa e të njëjtit seks janë ligje dhe shumë njerëz janë anti-Izrael.
Robertson përgjigjet:
“Ne nuk po bëjmë kthesë edhe pasi kemi kryer gjëra të tmerrshme. Ne kemi prishur besëlidhjen që Zoti bëri me njerëzimin. Ne kemi marrë jetën e të pafajshëmve, kemi vrarë dhjetra miliona njerëz. “Ne kemi lejuar që kjo plagë e tmerrshme të përhapet në të gjithë shoqërinë tonë.”
Me këtë fjalim Robertson i referohej abortimeve të shumta që ndodhin nëpër botë.
Për homoseksualët ai shprehet se thelbi i besimit të krishtërë është etika e dashurisë dhe drejtësia. Njerëzit që tradhëtojnë detyrën e tyre të dhënë nga Zoti, sjell etikën e urrejtjes dhe dhunës.