Mijëra qytetarë në Kosovë kanë lëshuar pikërisht në ora 21:00 këngën e marshit të UÇK-së në shenjë proteste ndaj Shkelzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili një ditë më parë hodhi akuza të pabazuara duke thënë se udhëheqësit dhe pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime dhe kanë vrarë mbi 1000 serbë.
E kështu ndodhi edhe në Xhaminë e fshatit Studençan, në Suharekë.
Aty u lëshua “Marshi i UÇK-së” në nder të gjithë ushtarët të kësaj organizate, shkruan IndeksOnline.
Kjo protestë u thirr mbrëmë nga Rinia e PDK-së por e cila u mbështetë në rrjete sociale nga dhjetëra mijëra qytetarë nga mbarë vendi.
Këto deklarata dhe mbështetja e Shkelzen Gashit për raportin e senatorit Dick Martyt kundër UÇK i cili raport është hedhur poshtë nga Prokuria e Gjykatës Speciale, ka ngjallur reagime të shumicës së qytetarëve dhe partive politike, me përjashtim të shumë aktivistëve e zyrtarëve të Vetëvendosjes që kanë dalë në mbrojtje të deklaratabe të Shkelzen Gashit.