7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kurti e Hajdari anulojnë konferencën për një arsyje të papritur

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, kishin paralajmëruar që në ora 17:00 të dilnin në oborr të qeverisë për një konferencë për media, por që është anuluar.

- Advertisement -

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kjo konferencë është anuluar për shkak të motit të papërshtatshëm për mbajtjen e saj.

“Arsyeja e anulimit të saj është moti i papërshtatshëm, i cili e pamundëson mbajtjen e kësaj konference për medie në ambient të hapur, sikurse edhe ka qenë praktika kohëve të fundit.  Në të njëjtën kohë, bazuar në këshillat e ekspertëve shëndetësorë dhe në përputhje me masat që Qeveria e Republikë së Kosovës ka ndërmarrë me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, ne kemi vendosur që të shmangim organizimin e konferencave për medie në hapësira të mbyllura”, njofton ZKM.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit