Alison Kosnett, bashkëshortja e ambasadorit amerikan në Kosovë Phillip Kosnett, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.
Ajo në një reagim të shkurtër në Facebook, ka thënë se Kurti ka të drejtë, pasi sipas saj, çlirimi i shtetit të kapur është i mundur.
“Ai ka të drejtë. Çlirimi i shtetit të kapur është i mundur”, ka shkruar ajo.
Postimin e saj për Kurtin, e ka shpërndarë këshilltari i kryeministrit në detyrë, Driton Tali.
Ai ka falënderuar bashkëshorten e Kosnettit, për reagimin e saj. Sipas Talit, njerëzit origjinal tregojnë personalitetin e tyre në rrethana si kjo.
“Njerëzit origjinal tregojnë personalitetin e tyre në rrethana si kjo. Faleminderit Zonja Kosnett për vërtetësinë tuaj”, ka shkruar ai.