11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kurti: Praktikat gati banditeske të Bedri Istrefit ndërprenë punën e bordit të përkohshëm në Telekom

Rekomandime

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, pas anulimit të konferencës së përbashkët me ministren në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdari, e paraparë në oborrin e Qeverisë për shkak të motit të papërshtatshëm, u është adresuar mediave përmes një video-incizimi, ku ka folur për shkarkimet e fundit në bordet e ndërmarrjeve publike.

- Advertisement -

Qeveria në detyrë e Kosovës së fundit ka shkarkuar bordet e ndërmarrjeve publike Telekom, KEK, Infrakos, Ibër-Lepenc, Ujësjellin rajonal Hirdoregjioni në Prizren.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë Kurti ka thënë se në këto ndërmarrje kanë gjetur parregullsi, të cilat do të paraqiten në organet e hetimit.

“Shumë tajkunë në vendin tonë u bënë të tillë në një masë të konsiderueshme duke gërryer depozitën e madhe të pasurisë publike të ndërtuar me mundin e qytetarëve apo të trashëguara nga gjeneratat paraprake. Kështu mijëra kontrata, miliona fonde dhe mungesa e besnikërisë së ish-drejtuesve publikë krijuan kushtet që shërbimet publike të këtyre ndërmarrjeve për çdo sezon të merrnin goditje derisa shumë prej tyre mbetën pa të ardhura dhe me vështirësi për të paguar vetë punëtorët… Këto kanë ngjarë në Telekom, Postë, në KEK, në gati të gjitha ndërmarrjet për ujësjellës e kanalizime, në Trepçë, Infrakos etj.”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Kurti ka paralajmëruar të gjithë ata që kërcënojnë bordet e reja të këtyre ndërmarrjeve se do të përballen me ligjin më fuqishëm se asnjëherë më parë.

“Kemi hasur po ashtu në praktika gati banditeske jashtë çdo standardi minimal etik që domosdo duhet të mbizotërojë në institucionet publike. Këto praktika janë shprehur brutalisht këto ditët e fundit, sikurse në rastin e ish-kryeshefit të Telekomit, cili bashkë me persona të paautorizuar ka ndërprerë punën e bordit të përkohshëm. Obstruksioni me metoda të forcës a kërcënimit ndaj drejtuesve të rinj të ndërmarrjes publike është rast për organet e rendit dhe drejtësisë. Le të mos orvatet asnjëri dhe askush në frikësimin e lëre me kërcënimin e anëtarëve të rinj të bordeve ngase do të përballet me forcën e ligjit, si asnjëherë më parë”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Ndërsa ministrja Hajdari ka treguar arsyet e shkarkimeve të fundit në bazë të të gjeturave në Telekomi, KEK, Ibër-Lepenc, Hidroregjioni, Infrakos. Ajo ka thënë se gjatë vitit 2018, humbjet e ndërmarrjes Telekomi kanë qenë 15,6 milionë euro, ndërsa më 2019 janë regjistruar 23,6 milionë euro humbje.

“Gjatë vitit 2018 humbjet e ndërmarrjes kanë qenë 15.6 milionë euro, ndërsa më 2019, janë regjistruar 23,6 milionë euro humbje, pra humbjet janë rreth 50 për qind. Detyrimet e ndërmarrjes për 2018 kanë qenë 50.2 milionë euro, ndërsa për 2019 detyrimet sillen rreth 72,5 milionë ose një rritje prej 16,3 milionësh”, ka thënë Hajdari.

Ministrja Hajdari ka rikujtuar se në 5–6 muajt e fundit, ndërmarrja nuk ka arritur të paguajë me rregull rrogat e punëtorëve, ka pasur shpenzime të tepërta si rroga të larta të menaxhmentit pesëfish sa rroga e ministrit, ndërkohë që menaxhmenti tashmë i shkarkuar ka kërkuar subvencione për rroga të punëtorëve.

Ajo ka folur edhe për parregullsitë në KEK, ku janë ndarë bonuse për bordin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Ekonomisë të vitit 2017, shpenzime të paplanifikuara, probleme në prokurim, shkelje në punësim dhe nepozitëm.

“KEK-u përballet me rreth 20 milionë euro kër­kesa ligjore, si pasojë e keq­menaxhimit. Një pjesë e këtyre kërkesave rrezikojnë arbitrazhin, që mund të përcillet me kosto dhe ndëshkime shtesë. Në një tjetër rast, ndërmarrja nuk ka filluar me kohë dhe nuk ka vazhduar arbit­ra­zhin për borxhin në lartësi 4,5 milionë euro që një ope­ra­tor privat i ka KEK-ut nga viti 2013.Ndërmarrja i është detyruar rreth 11 mili­onë euro ndëshkime Administratës Tatimore të Kosovës. 6 milionë dyshohet se janë ndë­sh­ki­me e gjoba vetëm për shkak të moskomunikimit dhe shpër­filljes së rasteve prej për­fa­qësuesve të KEK-ut”, ka thënë Hajdari.

Ministrja Hajdari ka përmendur edhe disa nga keqmenaxhimet dhe shkeljet e kryeshefit ekzekutiv Agron Thaqi, të shkarkuar nga ndërmarrja Infrakos, i cili ka aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Ajo tha se janë gjetur edhe shkelje dhe keqpërdorime në punësime në këtë ndërmarrje.

“Në konkursin e fundit të datës 16.01.2020 të shpallur për punësime (17 pozita), nga kryeshefi Ekzekutiv Agron Thaqi, në kohën më të vështirë financiare të Infrakosit, ku Infrakosi nuk ka mjete të mjaftueshme për paga për stafin ekzistues e jo më të pranohen punëtorë të tjerë. Lista e të punësuarve në këtë konkurs në ndërmarrje tregon për parregullsi dhe nepotizëm, në procedura të rekrutimit, ku zyrtarët e Infrakosit kanë arritur të punësojnë të afërmit e tyre, për të mundësuar punësime të reja. Kryeshefi Ekzekutiv z.Agron Thaqi, gjatë rekrutimit e ka rritur numrin e pozitave pas datës së konkursit, pa arsye dhe pa ecuri ligjore nga 17 pozita sa kanë qenë në konkurs, në fund të rekrutimit i ka pranuar në pune 27 pozita”, ka thënë Hajdari.

Hajdari ka theksuar se shkarkimi i bordit të Ibër-Lepencit ka ardhur për shkak të humbjeve të akumuluara prej mbi 45 milionë eurosh, mosrealizimi i projekteve, mbipunësimi, nepotizmi, teksa në Hidroregjonin Jugor Prizren ka pasur shpenzime të pakontrolluara, mosrealizim të projekteve, investime të dyshimta dhe mos përputhje të pasqyrave financiare sipas gjetjeve të Auditorit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit