11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Italia i rikthehet jetës pas 2 muajsh izolim

Rekomandime

Italia, një prej vendeve më të prekura nga Covid-19 po planifikon të lirojë masat izoluese, nisur nga ulja e kurbës. Kryeministri Giuseppe Conte bëri me dije se duke nisur nga java tjetër (4 maj), njerëzit do të kenë mundësinë të takojnë të afërmit e tyre, gjithmonë pa u grumbulluar dhe duke vendosur maska.

- Advertisement -

Parqet gjithashtu do të rihapen, por shkollat jo. Nxënësit do të rikthehen në shtator. Listës së vendeve që dalëngadalë po lënë shtetrrethimin i shtohet Zvicra dhe Spanja, një tjetër vend ku situata e krijuar prej pandemisë ishte delikate.

Për herë të parë që nga mesi i marsit, Italia shënoi numrin më të vogël të viktimave (260), duke e çuar numrin në total 26,644.

Sidoqoftë njerëzit do të lejohen të lëvizin vetëm brenda për brenda rajonit të tyre. Funeralet do të mund të mbahen me maksimumi 15 njerëz. Njerëzit mund t’i rikthehen aktivitetit fizik, por këshillohet ta bëjnë këtë në ambiente të hapura.

- Advertisement -

Përsa i përket bareve dhe restoranteve do të jenë të hapura që njerëzit të mund të marrin me vete (jo thjesht me porosi siç është bërë deri më tani), por ushqimi i marrë nëpër restorante këshillohet të konsumohet në shtëpi.

Parukeritë, estetikat, kafenetë dhe restorantet priten të hapen plotësisht më 1 qershor, ndërsa pjesa më e madhe e dyqaneve, muzeve dhe librarive më 18 maj.

- Advertisement -

Si në çdo vend tjetër të prekur nga pandemia, kreu i vendit i njoftoi qytetarët italian se distancimi social do të vazhdojë për muajt në vazhdim dhe i këshilloi të qëndrojnë rreth 3 metra lart njëri tjetrit.

“Nëse e doni Italinë, ju lutem mbani distancën!”- u shpreh Conte. Italianët kanë jetuar në izolim të plotë që prej 9 marsit.

Burimi: BBC

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit