Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern, ka deklaruar se nuk ka më raste të pazbuluara me Covid019 dhe se vendi e ka fituar betejën.
Ditën e sotme, Zelanda e Re do të heqë disa nga masat e saj kufizuese, shkruan BBC.
Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit Dr. Ashley Bloomfield tha se vendi kishte arritur “qëllimin e saj të eliminimit”.
Ai shpjegoi se kjo nuk nënkupton raste zero “por do të thotë që ne e dimë se nga vijnë rastet tona”.
Në Zelandën e Re u shënua një viktimë dhe një i infektuar nga Covid-19 ditën e sotme.
Deri më tani në vend janë shënuar 19 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 1,469 raste , ku rreth 80% e pacientëve janë shëruar.