4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Profesori i së drejtës zbardh agjendën: Ja cila është koha dhe cilat janë kushtet për fillimin e dialogut me Serbinë

Rekomandime

Për ka pozita që ka, jo vetëm tash, por në çdo kohë dhe për çdo qeveri, nëse është shkarkuar me mocion nga Kuvendi, ajo është në pozitë për të kryer disa çështje pa të cilat vendi nuk mund të eci përpara. Opinioni publik, qytetarët, të gjithë e dinë se si vepruan partitë opozitare kur Haradinaj ishte në detyrë si Kryeministër. Ankesat dhe veprimet ishin në çdo nivel. Ndërsa, tash kemi një ngecje.

Qeveria Kurti nuk gjendet aty për të zhvilluar dialog me shtetin kriminal serb.

- Advertisement -

Ajo është aty për të pritur deri në formimin e Qeverisë së re.

E kjo bëhet ose me zgjedhje të reja ose me nxjerrjen e një Qeverie të re në bazë të rezultateve të tashme që janë”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Muhamet Kelmendi

Sipas zhvillimeve të fundit, Qeveria e Kosovës dhe Brukseli zyrtar kanë shfaqur pajtueshmëri përkitazi me gatishmërinë që të shkohet drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Kjo është konfirmuar nëpërmjet një shkëmbimi të letrave mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe të dërguarit të porsa emëruar të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor Mirosllav Lajçak.

Mirëpo njohësit e së drejtës dhe të Kushtetutës theksojnë se çështje që shtrohet tani është se a ka mandat të mjaftueshëm, Qeveria Kurti në largim e shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës, për ta filluar dialogun me Serbinë, për të cilin tash po insiston me këmbëngule Bashkimi Evropian, sidomos pas emërimit të përfaqësuesit Special Mirosllav Lajçak.

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka shkruar letër Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, duke shkruar se Kosova është e përkushtuar për dialog me Serbinë që ndërmjetësohet nga BE dhe Shtetet e Bashkuara.

Kurti ka thënë se nuk duhet të diskutohet çështja e sovranitetit të ndërsjellë, integritetit territorial dhe punët e brendshme, por çështjet e interesit të përbashkët.

Madje Kryeministri në detyrë ka bërë të ditur se do të themeloj ekipin negociator që do ta udhëheq ai, e se në të do të marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Lidhur me këtë gatishmëri të shprehur nga kryeministri në detyrë, për “Kosova Sot Online” ka folur profesori i së drejtës Muhamet Kelemdni, sipas të cilit përveç vullnetit pozitiv të shprehur nga ana e Kurtit, nuk mundë të ketë zhvillime konkrete në këtë proces, pasi që ligjërisht dhe me bazë kushtetuese, pas votimit të Mocionit të shkarkimit në Kuvend, Qeveria Kurti nuk mundë të merr vendime të mëdha të interesit shtetëror në raportet ndërkombëtare, e aq më pak të zhvillon negociata për çështjetserioze sikur është situata me Serbinë.

Për ka pozita që ka, jo vetëm tash, por në çdo kohë dhe për çdo qeveri, nëse është shkarkuar me mocion nga Kuvendi, ajo është në pozitë për të kryer disa çështje pa të cilat vendi nuk mund të eci përpara.

Opinioni publik, qytetarët, të gjithë e dinë se si vepruan partitë opozitare kur Haradinaj ishte në detyrë si Kryeministër. Ankesat dhe veprimet ishin në çdo nivel.

Ndërsa, tash kemi një ngecje. Qeveria Kurti nuk gjendet aty për të zhvilluar dialog me shtetin kriminal serb. Ajo është aty për të pritur deri në formimin e Qeverisë së re .

E kjo bëhet ose me zgjedhje të reja ose me nxjerrjen e një Qeverie të re në bazë të rezultateve të tashme që janë”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Kelmendi thotë se sa i takon procesit të dialogut si në aspektin e autorizimeve ligjore e kushtetuese, gjithçka është e qartë dhe nuk ka nevojë të përsëriten por çështja është me peshë se për çka duhet dhe si duhet të zhvillohet ai dialog.

E derisa ka të bëjë me çështjet vitale për të ardhmen e shtetit, sipasKelmendit, Qeveria në detyrë nuk mundë të përfshihet në një proces të tillë por duhet pritur formimin e Qeverisë së re, kurdo që do të formohet ajo.

Qeveria në ikje nuk ka të drejtë të zhvilloi bisedime të kësaj natyre. Këtë duhet sqaruar brenda dhe jashtë vendit, pra edhe në BE dhe në SHBA.

Kjo nuk është aty për këtë çështje por është aty vetëm për të mos e lënë vendin pa një organ të rëndësishëm ekzekutiv”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Aq më tepër sipas Kelmendit, ky dialog me ndërmjetësuesit e caktuar vjen e bëhet më shqetësues duke parë qëndrimet e shteteve të tyre ndaj Kosovës .

“Përfaqësuesit e BE-së për të ndërmjetësuar në raportet Kosovë-Serbi janë shumë të papërshtatshëm për këtë detyrë. Si z.Borel, ashtu edhe z.Muroslav Lajcak vijnë nga shtetet që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe as tash nuk po punojnë në bazë të faktit se Kosova është shtet.

Të dytë kanë deklamuar se ndërmjetësojnë midis Kosovës dhe shtetit serb. Pra ata e shohin Kosovën me pozitë juridike të pa rregulluar juridikisht”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Kelemdni thotë se në rast se Qeveria Kurti ndërmerr hapa për të filluar një agjendë të zhvillimit të dialogut me Serbinë, si Qeveri në detyrë, përgjegjësia bije mbi Hashim Thaçin i cili nuk po i kryen deri në fund obligimet dhe autorizimet Kushtetuese.

“Këtu është përgjegjës Presidenti pse nuk vepron kushtetutshmërisht dhe nuk e kryen detyrën!? Pse nuk e shpërndanë Kuvendin?

Pse nuk e përcakton mandatarin tjetër për të filluar drejtimin? Duke vepruar kështu vetëm po e rëndon gjendjen. Një drejtim duhet ta merr Presidenti për çështjen në mënyrë që zgjidhja të fillon.

Këtu duhet domosdo të merret vendim edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Në fund duhet ta din çdo kush se çfarëdo marrëveshje që behet me shtetin serb, janë dy rrugë që duhet ndjekur, që ajo marrëveshje të fiton në peshë.

E para është votimi në Kuvend dhe e dyta referendumi sepse çështja është interesit madhor dhe askush nuk ka të drejtë të luan me të“, thotë profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit