2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Këshilltari i Thaçit: Deputeti nuk i nënshtrohet asnjë detyrimi, ai gëzon imunitet edhe ndaj masave të ndalimit

Rekomandime

Adil Behramaj, këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas telasheve që ka hasur kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli për t’u kthyer në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

- Advertisement -

Pacollit i është dhënë leje nga Ministria e Infrastrukturës që të kthehet në Kosovë por kushti shte që ai të futej në karantinë për 2 javë, sikur të gjithë qytetarët, gjë që e ka kundërshtuar i pari i AKR-së.

Behramaj me këtë rast ka thënë se sipas Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, Pacolli gëzon imunitet edhe ndaj masave të ndalimit, të arrestit dhe të ndjekjes penale, shkruan IndeksOnline.

Ai shtoi se “çfarë mund të bëjë Ministria e Shëndetësisë në rastin e deputetit Pacolli është t’i kërkojë me mirësjellje që t’ia bëjë analizat dhe me urgjencë t’i procedojë për rezultate sa më të shpejta”.

- Advertisement -

Postimi:

Si përfaqësues i popullit, deputeti nuk i nënshtrohet asnjë detyrimi. Ai gëzon imunitet edhe ndaj masave të ndalimit, të arrestit, të ndjekjes penale, përderisa Kuvendi nuk merr vendim për heqjen e imunitetit të tij.

- Advertisement -

Këto të drejta të deputetëve i gjeni edhe në Rregulloren e Kuvendit. I gjeni edhe në Ligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, ku sipas nenit 50 të tij, ato as nuk mund të cenohen!

Por, në mënyrë më të detajuar i gjeni edhe në aktgjykimin e rastit KO98/11 të Gjykatës Kushtetuese, ku qartësohet gjerë e gjatë çfarë do të thotë imuniteti i deputetëve, presidentit dhe anëtarëve të Qeverisë.

Sipas këtij aktgjykimi, deputeti nuk mund të arrestohet dhe as ndalohet përderisa është duke kryer detyrat e tij/saj si deputet, pa pëlqimin e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Krejt çfarë mund të bëjë Ministria e Shëndetësisë në rastin e deputetit Pacolli është t’i kërkojë me mirësjellje që t’ia bëjë analizat dhe me urgjencë t’i procedojë për rezultate sa më të shpejta, nëse deputeti Pacolli nuk posedon ndonjë dëshmi relevante që i ka bërë ato brenda një periudhe të arsyeshme kohore në Zvicër.

Ta ndalohet apo kufizohet, thjesht nuk është e mundshme. Me këtë Qeveri edhe është e mundshme, por pastaj më nuk është e mundshme, se bëhen recidivistë në shkeljen e Kushtetutës së Kosovës!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit