2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ky është qyteti shqiptar që gjendet 30 metra nën tokë: Aty kishte spital, furrë buke dhe zyra të administratave

Rekomandime

Tridhjetë metra nën tokë në qytetin e Kukësit, është ndërtuar një ‘qytet’ apo vendstrehim i fortifikuar i cili është bërë pikërisht për t’u bërë ballë sulmeve luftarake por edhe atyre atomike.

Qyteti i nëndheshëm i Kukësit është ndërtuar gjatë komunizmit dhe aty ka pesë hyrje në tërë qytetin. Këto hyrje ishin bërë për kyçjen e të gjithë qytetarëve në këtë ‘qytet’ në mënyrë që të i shpëtojnë çdo sulmi luftarak.

- Advertisement -

Për këtë ‘qytet’ nëntokësor është punuar gati 20 vite dhe janë shpenzuar miliarda lekë.

Ai është i ndërtuar 30 metra nën tokë dhe brenda tij gjenden shkallët në formë rrethore. Gjithashtu aty ka kryqëzime e tunele si një labirint, që janë të lidhura në mes vete dhe të dërgojnë në pjesë të ndryshme të këtij ‘qyteti’.

Brenda këtij vendstrehimi kishte spital me kapacitet 300 shtretër, kishte fabrikë të prodhimit të bukës si dhe hapësira tjera për komanda ushtarake, por edhe zyra për administratën. Nuk mungonte as shtypshkronja.

- Advertisement -

Qyteti mund të strehonte mbi 10 mijë njerëz dhe thuhet se kishte kapacitet deri në 30 mijë njerëz.

Pak kohë më parë mediat ndërkombëtare e renditën Shqipërinë pas SHBA dhe Zvicrës si vendi me sigurinë më të madhe për sulmet bërthamore dhe atomike, për shkak të vendstrehimeve të shumta të ndërtuara gjatë Luftës së Ftohtë.

- Advertisement -

Më poshtë keni dokumentarin e plotë të këtij qyteti të nëndheshëm në Kukës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit