Po bëhen gati 50 ditë dhe komuna e Drenasit nuk ka asnjë pacient aktualisht të infektuar me virusin covid-19, dhe me këtë rast, Lladrovci ka falënderuar qytetarët për disiplinën e jashtëzakonshme, durim dhe përkushtim e dëshmuar në zbatimin e rekomandimeve për parandalimin dhe luftimin e virusit.
“Drenasi ashtu siç diti në luftën çlirimtare të bëj rezistencën shembullore me vullnet e disiplinë deri në sakrificë, e bën edhe sot, me përkushtim të plotë, zbatimin e rekomandimeve, duke mos pasur asnjë të infektuar as të izoluar në karantinë”, ka shkruar Lladrovci në rrjetin social.
Postimi i plotë i Kryetarit Lladrovci:
Nga fillimi i marsit, deri te shpallja e gjendjes emergjente shëndetësore e deri sot, qytetarët e komunës së Drenasit, kanë dëshmuar disiplinë të jashtëzakonshme, durim dhe përkushtim në zbatimin e rekomandimeve për parandalimin dhe luftimin e virusit COVID-19.
Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë qytetarët, për Shtabin Emergjent Lokal, mjekët, infermierët, stafin teknik në mjekësinë familjare dhe vullnetarët, zjarrfikësit, administratën e komunës dhe fshatrave, kompanitë private, donatorët për kontributin e deritashëm që nuk kemi asnjë qytetar të prekur nga virusi.
Drenasi ashtu siç diti në luftën çlirimtare të bëj rezistencën shembullore me vullnet e disiplinë deri në sakrificë, e bën edhe sot, me përkushtim të plotë, zbatimin e rekomandimeve, duke mos pasur asnjë të infektuar as të izoluar në karantinë.
Krenar me juve përgjithmonë, qytetarë të komunës së Drenasit. Së bashku do ta fitojmë çdo sfidë. Kujdes po, panik jo!