Albin Kurti do ta sakatonte Hashim Thaçin

0
122
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Këto ditë është bërë temë një debat i mundshëm televiziv ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryeministrit Albin Kurti. Kjo, pasi ky i fundit ia kërkoi atë. Nuk mungoi as kundërpërgjigja nga Thaçi. ” E kam mposhtur qe 20 vjet, s’di çka po kërkon më”, tha presidenti.

Lidhur me këtë temë, Kosova ime ka bërë një sondazh me pyetjen se cili do të fitonte. Rezultati është dekurajues për Thaçin. Nga mijëra vota e qindra komente, rezultati është 83 për qind për Kurtin e vetëm 17 për qind votuan në favor të Thaçit. Ky llogaritet të jetë percepcion real. Në këto rrethana, presidenti më mirë të mos ia mësyente studios televizive.