4.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Personi që u gjetë i vdekur në bjeshkët e Pejës një 19 vjeçar, Policia jep detajet

Rekomandime

Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës ka dhënë detaje lidhur me trupin e pa jetë që është gjetur në afërsi të pikës kufitare të Kullës.

- Advertisement -

Përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për viktimën me iniciale B.T i moshës 19 vjeç i kombësisë shqiptare.

Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në obduksion, derisa rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Më datën 01. Maj 2020, Policia është informuar se në Stubicë ( afër Pikës Kufitare Kullë) – Pejë, është një persona pa shenja jete.

Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes për të bërë këqyrjen e vendit ku ka ndodhur rasti.

- Advertisement -

Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima B.T. i lindur 2001 m/k/sh, është pa shenja jete.

Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes).

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në IML – Prishtinë për obduksion.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit