0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Albulena Haxhiu i kthehet ashpër Time Kadriajt: Çfarë niveli keni rënë, je dhe doktoreshë!

Rekomandime

Minstra në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nëpërmjet një shkrimi në Facebook i ka reaguar deputetes së AAK-së Time Kadriajaj pas publikimit të lajmit nga kjo e fundit se disa aktivistë të VV-së janë amnistuar duke i liruar nga Karantina.

- Advertisement -

Haxhiu thekson se Kadrijaj për të dëmtuar politikisht sot ka publikuar emrat dhe diagnozat e disa persona gjë që është në kundërshtim me legjislacionin dhe konventat evropiane.

“Kjo çfarë bëri sot znj. Kadriaj është kulmi. Për të goditur politikisht ka dëmtuar rëndë dinjitetin dhe integritetin e personave duke publikuar emrat dhe diagnozat e tyre. Pra, zonja Kadriaj që vetë thotë se është mjeke sot na dëshmoi të kundërtën.

Kjo është çnjerëzore, e pajustifikueshme, shumë ultë dhe në kundërshtim me legjislacionin dhe konventat evropiane.Jam e shokuar nga ky nivel.” shkruan Haxhiu në Facebook raporton Gazeta Blic.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Politika ekziston pikërisht ngaqë komuniteti angazhohet për të mirën e përbashkët, të individëve të bashkësisë. Politika nuk mund të jetë, nuk guxon të jetë antihumane.

- Advertisement -

Ajo s’është politikë më pastaj, është krim.Kjo çfarë bëri sot znj. Kadriaj është kulmi. Për të goditur politikisht ka dëmtuar rëndë dinjitetin dhe integritetin e personave duke publikuar emrat dhe diagnozat e tyre. Pra, zonja Kadriaj që vetë thotë se është mjeke sot na dëshmoi të kundërtën. Kjo është çnjerëzore, e pajustifikueshme, shumë ultë dhe në kundërshtim me legjislacionin dhe konventat evropiane.

Jam e shokuar nga ky nivel.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit