9.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Dua Lipa intervistë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Rekomandime

Ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa e ka gëzuar gjithë Kosovën me lajmin e fundit.

- Advertisement -

Ajo do të realizojë një intervistë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan portali arbresh.info

Intervista do të bëhet nesër, nga shtëpia duke filluar nga ora 21:00 në Facebook live, ndërsa Dua kërkon që fansat t’i bëjnë pyetjet e tyre dhe t’ia dërgojnë asaj.

Postimi i saj i plotë në Instagram:

- Advertisement -

Dua ta falenderoj shumë kryetarin e qytetit tonë, Prishtinës, z. Shpend Ahmeti (@shpend34) për punën e pandalshme dhe kujdesin ndaj qytetarëve në luftën kundër COVID-19.

Ka qenë tejet mbresëlënëse të shohësh bashkëpunimin e madh të komunës dhe qytetarëve, dhe masat të cilat secili prej jush i keni ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit.

- Advertisement -

Të dielen (nesër) do ta intervistojmë Kryetarin me PYETJET e JUAJA.

Pyete Kryetarin, duke dërguar pyetjet në [email protected], ndërsa unë do t’ia përcjelli ato gjatë intervistës që do ta kemi bashkë, këtë të diel në orën 21:00PM CET.

Ju dua shumë. Kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin. Shihemi të dielën mbrëma.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit