7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Rasti Dehari, ekspertë nga Zvicra pritet të vijnë në Kosovë

Rekomandime

Rasti Dehari ende nuk është zgjidhur. Ekspertet zviceran ende kanë punë për këtë rast. Të njëjtit pritet të vijnë në Kosovë dhe ta vazhdojnë hulumtimin e tyre. Në ministrinë e drejtësisë kanë treguar se të njëjtit do të vijnë në qershor. Prokuroria Speciale ka intervistuar 17 gardian të Qendrës së Paraburgimit të Prizrenit

- Advertisement -

Astrit Dehari ka pak gjasa ta ketë vrarë vetën në burg.

Kështu kishte konstatuar Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës në fund të muajit tetor të vitit të kaluar.

Por, ekspertë të këtij instituti duket se nuk e kanë përfunduar punën me kaq.

- Advertisement -

Ata pritet të vijnë në Kosovës për t’i ndihmuar Prokurorisë Speciale për ta zbardhur njërin nga rastet më të komplikuara të pasluftës në Kosovë.

Ndërkohë në një raport të Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë të cilin e ka T7 njëri nga gardianët kishte deklaruar se Dehari ishte i vetë lënduar.

- Advertisement -

Po ashtu ky raport ka identifikuar edhe shkelje të procedurave të parapara me rregulloret e brendshme pasi intervenimi stafit fizik i oficerëve nuk ka qenë i shpejt dhe profesional.

Por sipas ministres së Drejtësisë një gjë e tillë nuk është në kompetencë të gardianeve të flasin për këtë, sipas saj kjo është punë e institucioneve të drejtësisë.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu po ashtu kishte vizituar edhe Qendrën e Paraburgimit në Prizren ku kishte ndërruar jetë Astrit Dehari e ku janë edhe tri dyer nëpër cilat dilet në zyrat e Policisë.

E nga këto dyer avokati i familjes Dehari, Tom Gashi thotë se ka kaluar edhe i ndjeri Dehari, për të intervenuar nga organet e rendit.

Sipas Gashit Prokuroria e Prizrenit kishte bërë shumë shkelje pasi thonjtë e të ndjerit nuk ia kishte dërguar institutit zviceran.

Ndërkohë Prokuroria Speciale deri më tani ka intervistuar 17 gardian të qendrës së paraburgimit në Prizren.

Gjithashtu janë intervistuar edhe zyrtar policor, përfshi ish drejtorin e Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqi.

Por nga ky organ i akuzës në një përgjigje me shkrim për T7 nuk kanë treguar se deri ka shkuar ky rast pasi kanë thënë se rasti është ende nën hetime.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, kishte vdekur më 5 nëntor të vitit 2016, teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit, në gusht të vitit 2016.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit