3.1 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Rekomandime

Sekretati i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se të gjithë akterët e jetës publike por edhe qytetarët duhet të bashkohen për t’i ndalur tendencat autoritare të Kryeministrit të shkarkuar Albin Kurti dhe ministrave të tij të cilët tentuan dhe po vazhdojnë të kërcënojnë demokracinë e shtetit të Kosovës duke marrë Kushtetutën dhe ligjin në dorën e tyre.

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së ka shkruar në faqrn e tij në Facebook se Republika e Kosovës varet nga guximi qytetar për ta mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues nga qeveritarët e shkarkuar që po tregojnë prirje autoritare.

Deklarata e plotë e Uran Ismailit:

Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, përpos që vërtetuan shkeljet kushtetuese të Qeverisë Kurti dhe Ministrit Arben Vitia, dy herë brenda pak javësh, janë edhe një tregues tjetër i asaj çfarë po ndodh në Republikën e Kosovës dhe cila është qasja e udhëheqësve të institucioneve në këtë pandemi.

- Advertisement -

Dy kërcënime që i pamë gjatë këtyre ditëve, njëri i Albin Kurtit për Gjykatën Kushtetuese, të cilës pak a shumë i tha se do të marrë masa ndaj saj – nëse ajo vendos ndryshe, si dhe tjetri nga Xhelal Sfeçla, i cili gjatë tërë kohës flet se si do ta arrestojë Behgjet Pacollin, shpërfaqën tendencën autoritare të kësaj Qeverie.

Duke shkelur Kushtetutën dhe duke e gjetur një deputet për t’i jetësuar planet e Kurtit për nënshtrimin e Parlamentit nga Qeveria, po tregohet qartë se këta njerëz nuk mërziten për ruajtjen e demokracisë dhe nuk lodhen për cenimin e thelbit të Kosovës si Republikë Parlamentare.

- Advertisement -

Duke bërë “mish për top” një deputet të pakicës politike, Xhelal Sfeçla dërgon një sinjal për Gjykatën Kushtetuese, por edhe për të tjerët, se kërkesat e Albin Kurtit janë të padiskutueshme dhe ato duhet vetëm të zbatohen. Edhe nëse çmimi për këtë është shkelja e ligjeve dhe Kushtetutës.

Është obligim yni, jo vetëm si deputetë, por edhe si qytetarë, që t’i ndalim tendencat autoritare të Kryeministrit dhe Ministrave të tij që ta marrin Kushtetutën dhe Ligjin në dorën e tyre, si dhe kërcënimet që u bëhen individëve dhe institucioneve. Republika varet nga guximi ynë qytetar për të mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit