8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Nga nesër ndryshon orari i lëvizjes, lejohet qarkullimi dy herë nga 90 minuta

Rekomandime

Nga nesër (4 maj) masat për parandalim të përhapjes së pandemisë do të ndryshojnë. Kjo pasi numri i rasteve të reja me koronavirus në vend ka shënuar rënie, ndërsa janë regjistruar numër më i madh i të shëruarve.

- Advertisement -

Faza e parë do të nisë nga data 4 maj deri më 18 maj. Gjatë kësaj periudhe do të zgjerohet orari i lëvizjes së qytetarëve nga 1.5 në 3 orë në dy orare para dite dhe pas dite.

Faza e dytë planifikohet nga 18 maji deri më 1 qershor, ku planifikohen të lirohen masat varësisht nga situata, ndërsa faza e tretë nis nga 2 qershori deri në vendimin e radhës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se nuk do të ketë më rotacion të orarit por nga nesër qytetarët do të dalin dy herë nga 90 minuta, para dhe pas dite.

- Advertisement -

Vitia ka theksuar se qytetarët nuk duhet të relaksohen por të vazhdojnë t’i respektojnë masat e qeverisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

IKSHPK mbrëmë ka njoftuar për 38 raste të shëruara dhe 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Aktualisht janë gjithsej 823 raste me 336 të shëruar dhe 22 të vdekur

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit