9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

“Më jepni leje, dua të iki në Zvicër me avionin tim…”, Pacolli mbetet në mes të rrugës

Rekomandime

Ende pa u qetësuar situata që shkaktoi ardhja e tij nga Zvicra në Kosovë, deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kërkuar leje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit që të kthehet në Lugano me avionin e tij personal.

- Advertisement -

Burime brenda MIA-s tregojnë për KOHËN se Pacolli ka kërkuar leje për fluturim nga Aeroporti I Prishtinës dhe se ajo i është aprovuar. Sipas burimit, Pacolli pritet që sot rreth orës 14:00 të niset me aeroplanin e tij privat për në Zvicër.

Këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj, nuk e ka konfirmuar lajmin, por ai ka kërkuar edhe pak kohë për “këtë çështje”. Kthimi i ish-ministrit të Punëve të Jashtme shkaktoi bujë të madhe javën që shkoi. Ai kërkoi të kthehej direkt në Kosovë nga Lugano.

Mori dy herë leje dhe dy herë e anuloi atë. Më pas kthimin e bëri përmes Tiranës. Kërkesa e Pacollit për aterrim në Aeroportin e Prishtinës u përcoll edhe me kërkesën që të mos futej në karantinë, si çdo qytetar që vjen nga jashtë në këtë kohë pandemie.

- Advertisement -

Më pas, Pacolli erdhi nga Tirana, po ashtu me aeroplan privat, dhe u vendos në shtëpinë e tij në Hajvali. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai duhet të qëndrojë në vetizolim 14 ditë. Me të arritur në Prishtinë, Pacolli e akuzoi shtetin e Kosovës se për një moment ishte frikësuar “nga një sulm terrorist” ndaj tij.

Pacolli është kthyer nga Zvicra pas thirrjes së mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re. Por, mbledhja u shty pasi Gjykata Kushtetuese e pezulloi deri më 29 maj dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit