7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Kadrijaj: Njoh njerëz që s’kanë probleme shëndetësore por u liruan nga karantina në konvikte

Rekomandime

Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrin Arben Vitia se po diskriminojnë qytetarët të cilët po kthehen në Kosovë. Sipas saj, të riatdhesuarit nuk po trajtohen barabartë, pasi jo të gjithë duhet të qëndrojnë 14 ditë në Qendrën e Studentëve.

- Advertisement -

Kadrijaj thotë se njeh personalisht njerëz që nuk kanë probleme shëndetësore por janë liruar nga karantimi me arsyen se kanë probleme të tilla.“Unë njoh disa prej tyre personalisht, me emra dhe mbiemra, e di ku jetojnë. Janë njerëz që punojnë në institucione kredibile të Kosovës dhe janë dalë me atë diagnozë”, tha ajo.

Në këtë mënyrë, ajo thotë se keqmenaxhimi i kësaj qendre solli edhe të rasti tragjik i humbjes së jetës së një të riu.Ndërkohë ajo ka sqaruar se lista e publikuar prej saj, 1 ditë para vetëvrasjes së 26 vjeçarit nga Gjilani, nuk është raport shëndetësor.“Lista e publikuar është e qytetarëve, jo e pacientëve”, shton ajo.

“Kam dashur që qytetarëve që kthehen të trajtohen dinjitetshëm dhe barabartë”, tha Kadrijaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit