1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Italianët i japin fund karantinimit, qëndruan për dy muaj të mbyllur nëpër shtëpi – tani rrugët e qyteteve janë plotë me njerëz

Rekomandime

Në Itali, vendi i parë evropian që vuri masat e ashpra të karantinimit në luftën kundër coronavirusit, pas dy muajve izolimi total ka filluar gradualisht të zbut masat kufizuese që do t’i mundësojë rikthimin në punë miliona italianëve.

- Advertisement -

Fillimi i ndryshimeve të masave të reja Italia i ka bazuar në të dhënat që numri i të prekurve me COVID-19 ka rënë, dhe se dje është shënuar numri më i vogël i viktimave në muajin e fundit – 174, transmeton Telegrafi.

Dekreti i ri i qeverisë italiane do të jetë në fuqi për dy javët e ardhshme, që do të konsiderohet si “periudhë testuese” për marrjen e vendimeve në të ardhmen në trajtimin e krizës së coronavirusit, e nëse trendi pozitiv vazhdon sipas të dhënave të epidemiologëve, pasojnë masat tjera lehtësuese.

“Do të jetë një udhëtim i ri që do ta përshkojmë së bashku, me besim dhe përgjegjësi”, ka deklaruar kryeministri italian Giuseppe Conte duke iu referuar ndryshimit të masave të reja. Sipas tij, nga Italia tani do të fillojë “bashkëjetesën me virusin”.

- Advertisement -

E këtë ditë italianët e kanë pritur me padurim pas dy muajt e fundit sipas masave të ashpra të karantinimit, janë detyruar të qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre, përveç nëse kanë pasur nevojë të blejnë artikuj të ndryshëm ushqimor apo të marrin barna në barnatore e pse jo edhe për ndonjë kontroll mjekësor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit