1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Senati Amerikan merr vendim se a do të zëvendësohet Richard Grenell

Rekomandime

Komiteti për Inteligjencë i Senatit amerikan pritet të mblidhet sot nga distanca për të votuar për emërimin në pozitën e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, John Ratcliffe, të nominuarin e presidentit Donald Trump.

- Advertisement -

Nëse nominimi i Ratcliffe konfirmohet nga Senati i kontrolluar nga republikanët, i cili duket se ka shumë mundësi të ndodhë, presidenti Trump do të ketë një njeri besnik të tij si mbikëqyrës të 17 agjencive të inteligjencës së vendit.

Ratcliffe do ta zëvendësonte Richard Grenellin, i cili e ka mbajtur pozitën si ushtrues detyre nga shkurti i këtij viti.

Grenell njëkohësisht shërben si ambasador i ShBA-ve në Gjermani dhe si i Dërguar i Posaçëm i ShBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

Është kjo hera e dytë që Trumpi e ka nominuar Ratcliffen për shef të spiunazhit amerikan.

Trumpi e nominoi kongresistin për këtë pozitë në korrik të vitit të kaluar, por e hodhi poshtë nominimin në fillim të gushtit pasi u ngritën pyetje rreth mungesës së përvojës së Ratcliffes dhe ekzagjerimeve të mundshme në rezymenë e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit