Një aksident ka ndodhur pak më parë në kryeqytet, përkatësisht tek rruga “B”.
Në pamjet që kanë ardhur në adresë të Reporterit, shihet se një kombibus ka përfunduar në një market në këtë lagje.
Pavarësisht faktit se duket si një aksident goxha i rëndë, dëshmitarët kanë thënë se nuk ka të lënduar.
Ndërkohë shihet se në market janë shkaktuar dëme materiale.