1.2 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Vala e dytë e coronavirusit mund të ndodh në gusht, shkencëtarët belgë paralajmërojnë edhe valën e tretë

Rekomandime

Qendra Federale për Shëndetin Publik në Belgjikë, ka paralajmëruar se ekzistojnë skenarë që parashohin një valë të re të coronavirusit, raporton Brussels Times.

- Advertisement -

Zyrtarë të kësaj qendre paralajmërojnë se vala e dytë do të mund të ndodhte në gusht, dhe se mund të përcillet edhe me valën e tretë të COVID-19

“Është e mundur që numri i të infektuarve dhe atyre të hospitalizuar të fillojë të rritet sërish, nëse masat kufizuese hiqen shumë herët apo nëse nuk i përmbaheni rekomandimeve”, ka deklaruar epidemiologu i njohur belg Steven Van Gucht.

Ai paralajmëroi se është i mundur rikthimi i virusit në gusht, sikurse që është e mundur që një gjë e tillë të ndodhë gjatë vjeshtës apo dimrit për shkak të përkeqësimit të kushteve klimatike.

- Advertisement -

Ekspertët belgë paralajmërojnë se nuk mund të përjashtohet miratimi i një vale të dytë të izolimit të vendit gjatë dimrit, me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit.

“Gjithçka varet prej asaj sa do të jemi në gjendje të adoptojmë sjelljen tonë në situatën e re dhe sa do të jetë e suksesshme strategjia e monitorimit të kontaktit”, thuhet për fund në kumtesën e Qendrës belge të Shëndetit Publik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit