Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhuroi gjak për nevojtarët

0
112
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhuroi sot gjak në Qendrën e Transfuzionit në Prishtinë.

Ai iu përgjigj apelit publik të qendrës ndaj qytetarëve që të dhurojnë gjak për shkak të mungesës së rezervave.

Dje është bërë e ditur se situata e krijuar si pasojë e pandemisë, por edhe muaji i Ramazanit ka bërë që të ketë mungesë të dhuruesve të gjakut.