Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar pas video-konferencës së samitit BE-Ballkan se ende nuk ka nisur asnjë bisedë mes Prishtinës dhe Beogradit, kështu që nuk mund të flitet për asnjë lloj zgjidhje, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.
Lidhur me deklaratën e shefit të diplomacisë evropiane Josep Borell se nuk do të kundërshtonte korrigjimin e kufijve, nëse të dy palët pajtohen dhe arrijnë marrëveshje për këtë, si kanë transmetuar mediet, Vuçiq tha “Lëreni korrigjimin e kufijve, ne as nuk jemi ulur për të biseduar”.
Ai në bisedë me RTS ka pyetur pse po insistoni që ajo të jetë zgjidhje.
“Unë kam ide, nuk jemi ulur të bisedojmë”, tha Vuçiq dhe shtoi se vetëm një gjë e di, atë në çka insistojnë shqiptarët, e ajo është që Serbia të njeh Kosovën si shtet i pavarur.
“Vazhdimisht po insistohet në diçka tjetër, e për diçka që askush nuk flet, unë atë nuk e kam dëgjuar nga gjermanët, nuk e kam dëgjuar nga askush. A mund të themi ne se ‘pranojmë Kosovën e pavarur’? Unë nuk mundem, por nëse njerëzit në Serbi e kanë dike, më të mirë, dike që mundet të thotë këtë, le ta marr atë, zgjedhjet presidenciale janë brenda një viti e gjysmë”, porositi Vuçiq.
Ai shtoi se kur të nisin bisedimet, atëherë do të shihet, e deri atje ende nuk kemi ardhur.