10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kur do të hapen xhamitë në Kosovë?

Rekomandime

Bashkësia Islame e Kosovës ka respektuar çdo vendim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë publike, duke mbyllur edhe xhamitë nëpër gjithë territorin e Kosovës.

Kryeimami Sabri Bajgora ka thënë se me lehtësimin e masave të marra kundër COVID-19, edhe BIK-u do të fillojë të hap xhamitë në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe vendimeve të MSH-së.

- Advertisement -

Ne si BIK ende nuk kemi marrë ndonjë vendim për hapjen e xhamive dhe çdo vendim që do ta marrim do të jetë në koordinim të plotë me MSH dhe IKSHP. Fundja, prioritet i BIK në radhë të parë është shëndeti i qytetarëve.

Pastaj secili shtet i ka specifikat e veta, kështu që ne presim që kthimi në xhamia të bëhet në mënyrë graduale dhe të kujdesshme prej datës 18 maj”, tha Bajgora për Telegrafin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit