2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Turqi: Ndërron jetë Ahmeti i vogël, terapia e të cilit ishte ndërprerë nga ana e qeverisë së Erdoganit

Rekomandime

Ahmet Burhan Ataç, 8 vjeçar ka ndërruar jetë dje. Ai më shumë se dy vjet ka luftuar me kancerin në eshtra. Qeveria turke në krye me Erdoganin me vetëdije e kanë penguar terapinë e tij në Gjermani, e cila sipas mjekëve ishte shansi i fundit për përmirësimin e shëndetit të vogëlushit Ahmet.

Babai i Ahmetit, tashmë dy vite gjendet në burg pasi pjesë e gjuetisë së shtrigave të Erdoganit kundër lëvizjes Gylen. Nëna po ashtu është akuzuar për shkak të pjesëmarrjes në lëvizje, me çka gjyqi i ka shqiptuar ndalesë për dalje nga vendi. Si rezultat i kësaj ndalese, nëna e Ahmetit nuk mundi në kohë të udhëtojë në një spital gjerman, prej ku kishte marrë mendim pozitiv në lidhje me terapinë.

- Advertisement -

Edhe përkundër mijëra kërkesave të nënës, presionit të opinionit dhe paralajmërimeve të mjekëve se më nuk reagon në terapi dhe ka mundësi që të shpëtohet më terapi në një spital gjerman, megjithatë qeveria turke gjatë kohë ka refuzuar që ti lejojë dalje nga shteti nënës së vogëlushit me ç’rast përfundimisht u shua edhe shpresa e fundit për mjekimin e Ahmetit, i cili jetën e humbi sot në orët e hershme të mëngjesit.

Qeveria turke po ashtu refuzoi që ti lejojë vizitë babait të Ahmetit. Mjekët disa herë kanë paralajmëruar se ka shanse që të përmirësohet situate e Ahmetit, nëse i jepet mundësia që më shpesh ta shoh babin e vet. Nëna e Ahmetit dhe përmes statusit të saj në Tviter publikoi se Ahmeti nuk do të mund të rezistojë pa e parë babin.

Fatkeqësisht, babai i Ahmetit nuk e kishte as mundësinë që të jetë pranë djalit të tij në çastet e fundit të jetës së tij. Lajmin e hidhur e pranoi në qelitë e burgut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit