-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Një laborator privat në Prishtinë po ofron testim për koronavirus me pagesë, bëhet për 10 minuta, rezultatet pas dy orësh

Rekomandime

Ka dy ditë që një laborator privat mjekësor në Prishtinë është duke ofruar testime për koronavirus për të gjithë ata që dyshojnë se janë të infektuar.

- Advertisement -

Ata thonë se kanë marrë leje për këtë dhe se i kanë të gjitha kapacitetet për t’i testuar qytetarët për COVID-19.

Siç njoftojnë, ky test i shpejtë bëhet për 10 minuta, ndërsa rezultatet mund të merren dy orë më pas. Kjo po u ofrohet të gjithëve dhe kushton 20 euro, raporton Gazeta Sinjali.

“Laboratori ynë ka marrë leje dhe është përgatitur me të gjitha kapacitetet për të bërë testimin për COVID- 19. Testimi bëhet me metodën që aktualisht po përdoret nga të gjitha shtetet e botës, për identifikimin e pranisë së këtij virusi. Ky test është testuar nga mjekët në Wuhan të Kinës, me ç’rast edhe e shpallën si një ndër testet më efektive dhe më të shpejta për detektimin e Coronavirusit”, thuhet në njoftimin e këtij laboratori.

- Advertisement -


“Testi i përdorur është një provë kromatografike shumë e saktë dhe e shpejtë për antitrupat IgG dhe IgM të krijuar nga koronavirusi (COVID-19). Përdorimi i kombinuar i testit IgG dhe IgM mund të zbulojë në mënyrë efektive praninë e infeksionit viral ose kontaktin e mëparshëm me infeksionin viral përmes statusit imunitar të trupit”, vijon njoftimi.

Për ata që duan t’i nështrohen këtij testi, ky laborator ka ofruar numrat e telefonit për të caktuar terminin.

- Advertisement -

Gazeta Sinjali do të provojë të marrë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike lidhur me këto testime.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit