Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që të dërgojnë në Republikën e Kosovës edhe 400 ushtarë shtesë të cilët do t’i bashkohen misionit paqeruajtës të KFOR-it.
Të gjithë ushtarët të cilët pritet të vijnë në Kosovë brenda këtij viti janë nga Garda Kombëtare e Iowas, raporton Express.
“Një grup shtesë prej 400 ushtarës të Gardës Kombetarë të Ioëas morën urdhrat për të mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Garda e Iowas.
Në njoftim thuhet se ky është moblizimi më i madh i Gardës së Iowas në mbeshtetje të KFOR-it që prej vitit 2004 kur ishin vendosur njesitet e para në Kosovë.
Nisja e trupave do të fillojë në muajt korrik dhe gusht, derisa procesi i vendosjes të të gjithë ushtarëve pritet që të zgjas afërsisht një vit.
Ndërkohë 330 ushtarë të tjerë do të dërgohen për mision në Irak, Afganistan dhe shtete të tjera.