Pas deklaratës së liderit të LDK-së, Isa Mustafës ku tha se qytetarët nuk e zgjedhun qeverinë, ka reaguar deputeti u VV-së, Mefail Bajqinovci.
Ai ka shkruar më Facebook se kjo deklaratë është skandaloze.
“Ndoshta Isa Mustafa tashmë ka arritur deri aty sa të besoj se më asgje s’ka rëndësi ne atë çfarë e vendosë populli, por vetëm marrëveshjet e lidhjeve të shkurta nën regjinë e shefit te tij Hashim Thaçi”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Isa Mustafa paska deklaruar sot se qytetarët nuk e zgjedhin e Qeverinë.
Kjo është deklaratë skandaloze, në kundërshtim me vlerat demokratike dhe me vet sistemin kushtetues te Republikes së Kosovës.
Keqardhje e madhe që LDK, me tërë atë çfarë ka përfaqësuar e përfaqëson, ka një kryetar që jep qëndrime të tilla që i vihen në anën e kundërt demokracisë dhe rregullave bazë të pluralizmit politik.
Ndoshta Isa Mustafa tashmë ka arritur deri aty sa të besoj se më asgje s’ka rëndësi ne atë çfarë e vendosë populli, por vetëm marrëveshjet e lidhjeve të shkurta nën regjinë e shefit te tij Hashim Thaçi.
Ky njeri siç duket beson thellë se mashtrimi i stilit jugosllav është qelësi i çdo rrugëtimi politik dhe mënyra se si dikush e fiton të drejtën për të qeverisur.
Isa është mire ta kuptoj se populli e rinia e Kosovës nuk i njeh dhe as i pranon keto metoda.
Kosova me gjithë problemet, ka nje minimum të nevojshem të demokracisë, ka Kushtetutë që i vendosë rregullat e lojës për mënyrën e ushtrimit te demokracise ne jeten politike e institucionale.
Jeni aq te tmerruar qe po e shihni valen e madhe popullore në përkrahje tonen dhe kundër jush, sa që jeni gati të flisni pa hetueshem në parimin se “se popullin se pyet askush”.
E po jo Ise, populli pyetet dhe populli është zot shtëpie në këtē vend, jo Hashimi Isë. Nêse pêr ty po, për ne asnjëherë.