1.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Çmenduri në SHBA, shpërthen moda e “COVID-party”, qëllimi është të infektohesh

Rekomandime

Të shkosh në një festë, jo për t’u argëtuar, për të harruar hallet ose për të gjetur dashurinë e jetës, ose të paktën atë të sezonit veror. Duket e pabesueshme, por jo pak të rinj po shkojnë në grumbullime masive enkas për t’u infektuar nga koronavirusi.

Nuk është një reklamë sensibilizuese për distancimin social, dhe as një skenar horror, por moda e fundit në Shtetet e Bashkuara, ku çdo ditë e më shumë po zhvillohen të ashtuquajturit “COVID party”.

- Advertisement -

Praktikisht, personat mblidhen aty ku dihet se ka të infektuar nga koronavirusi, dhe festojnë së bashku, mundësisht sa më afër, me objektivin që të marrin edhe ato virusin që po shkakton pandeminë globale. Personat në fjalë mendojnë se në këtë mënyrë do të jetë shumë më i thjeshtë ai që epidemiologët cilësojnë si ”imuniteti i tufës”, pra infektimi në masë që do t’i mbyllte përfundimisht “dyert” koronavirusit të ri.

Praktika e “festave-Covid” po korr sukses veçanërisht në shtetin e Uashingtonit, i pari që ka deklaruar raste me COVID-19, dhe ku deri më tani janë infektuar rreth 15 mijë persona dhe regjistrohen 834 viktima.

Gjëja që habit, është që në ato zona dhe jo vetëm kjo nuk është diçka e re. Festa të tilla, janë organizuar historikisht në rastin e varicelës, për të infektuar fëmijët në mënyrë që të krijojnë sa më shpejt imunitet, si dhe kohët e fundit për të shmangur vaksinimin, nga prindërit që nuk i besojnë asaj praktike.

- Advertisement -

Fenomeni në rastin e koronavirusit është zhvilluar shumë kur u hodh ideja e pasaportave të imunitetit, një dokument që certifikon pamundësinë e infektimit, gjë që i lejon atij personi liri lëvizjeje shumë më të madhe.

Por institucionet shëndetësore janë në alarm dhe thonë se këto praktika janë “të papranueshme dhe të papërgjegjshme” sepse jo vetëm rrezikon vetë pjesëmarrësit, por shton në mënyrë dramatike përhapjen në komunitetet ku banojnë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit