Në 24 orët e fundit në Tetovë janë shënuar 15 raste me koronavirus, një ndër shifrat me të larta që nga fillimi i epidemisë.
Kjo ka dhënë alaramin në këtë qytet, sepse 11 raste janë të reja, kurse katër janë persona që testi u ka rezultuar pozitiv për herë të dytë.
Për këtë arsye, Në Klinikën e Tetovës është mbajtur një takim urgjent me shtabin e përgjithshëm për luftë kundër pandemisë, transmeton Gazeta Lajm.
Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin janë shënuar 36 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, nga gjithsejtë 411 teste të kryera. Ndërkohë që vetëm një person ka ndërruar jetë, ndërsa 13 janë shëruar.