Infektohet me koronavirus gruaja shtatzënë nga Fushë Kosova

0
87

Të shtunën, IKSHP ka konfirmuar tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë, një nga ta është nga Fushë Kosova.

Nga komuna kanë njoftuar se ajo është 30-vjeçare dhe se ishte e shtruar në Klinikën e Gjinekologjisë për kontrollë pasi është shtatzënë.

“Një rast i ri infeksioni nga COVID-19. Pas konfirmimit se në komunën e Fushë -Kosovës kishim të gjitha rastet të shëruara, nga mbrëmë është një rast i ri i infektuar nga virusi COVID-19. Bëhet fjalë për një 30 vjeçare e cila ishte e shtruar në Kliniken e Gjinekologjisë në Prishtinë për kontrollë pasi që është shtatzënë”, thuhet në një njoftim të Shtabit Emergjent të Komunës së Fushë Kosovës.

Nga komuna thonë se, sipas informatave të IKSHP-së, pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është në kontrollë të vazhdueshëm.

“Shtabi Emergjent i komunës së Fushë-Kosovës apelon te qytetarët që të përfillin masat e dhëna nga institucionet për lëvizje dhe të kenë kujdesin maksimal sepse situata në të cilën ndodhemi nuk duhet neglizhuar!”, përfundon njoftimi./