2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Skandal: Gazetarja e RTK-së i referohet Kosovës me “Kosova dhe Metohija”

Rekomandime

“Kosova dhe Metohija (Kosovo i Metohija)” është term i lansuar vite me parë nga Akademia Serbe e Arteve dhe Shkencës, por se në përdorim të gjerë nga politika dhe populli serb është futur në kohën e diktatorit dhe kriminelit, Slloboda Millosheviqit.

- Advertisement -

Ky term i referohet Kosovës si dy territore “Kosova dhe Dukagjini” dhe për qëllim ka dhe ka pasur ndarjen e Kosovës në dy pjesë.Me Kushtetutën e Kosovës, ky term është i ndaluar dhe është kundërkushtetues, megjithatë disa serbë që punojnë edhe në institucionet e Kosovës, përfshirë Kuvendin dhe Qeverinë, vazhdojnë ta përdorin.

Por jo vetëm kaq, është edhe një moderatore e Radio Televizionit të Kosovës, kanali i dytë, që transmeton program në gjuhën serbe, që Kosovës i referohet me “Kosova dhe Metohija.Bëhet fjalë për moderatoren/gazetaren Aleksandar Dogangjiq. Kjo gazetare për herë të parë në një transmetim të lajmeve në RTK2 Kosovës me këtë term i ishte referuar në dhjetor të vitit 2018. Aso kohë, Dogangjiq ishte suspenduar nga puna për një muaj, shkruan Ballkani.info.

Mirëpo, duket se ajo ende nuk e ka marrë mësimin. E njëjta, në edicionin e lajmeve të 3 majit të këtij viti, sërish e ka përdorur termin “Kosova dhe Metohija”.Është e qartë se Dogangjiq po e bën qëllimisht këtë, prandaj ndaj saj duhet të merren menjëherë masa. Është plotësisht e papranueshme që një gazetare që paguhet me taksat tona t’i shërbejë politikës diskriminues të Millosheviqit dhe të Serbisë.

- Advertisement -

Të kujtojmë se kryetare e Bordit të RTK2 është Marijana Admoviq Simiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit