3.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

“Vetëvendosje është dashur të qëndrojë edhe tre muaj në pushtet”

Rekomandime

Ardian Gjini nga AAK ka thënë se populli nuk e ka kuptuar mjafushëm se sa gabime ka bërë Qeveria Kurti.“Këto 50 ditë kjo qeveri ka bërë gabime fatale, a është masa e mjaftueshme që i kanë kuptu gabimet, une them jo. I kem pa tenderët në Ministrinë e Shëndetësisë, bordet, na kanë pas lodhë për bordet”, theksoi ai.“Kosova ka pasë nevojë për VV’në që të qeverisë edhe 3 muaj që njerëzit ta shohin që është gabim total”, ka thënë Gjini ne Dukagjin.

- Advertisement -

Ndërsa nënkryetari tjetër i AAK-së, Muharrem Nitaj ka treguar pse pranuan të jenë në një koalicion me LDK-në.Nitaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se koalicioni me LDK-në ishte një alternativë më e mirë se sa të mbetet në detyrë një qeveri e shkarkuar me 2/3 e votave.
Ai ka thënë se me LDK-në kanë shumë çështje që nuk pajtohen por sipas tij shumë më tepër çështje të përbashkëta i bashkojnë.“Gjërat që na bashkojnë me LDK-në janë shumë më shumë se ato që na ndajnë”.

Duke folur për emrat e të nominuarve për ministra të propozuar nga AAK, Nitaj thotë se këta persona përcjellin një frymë të re.“Shumica prej tyre kanë pasur studime në universitete prestigjioze. Me zotin Kuçi kemi dashur ta ruajmë fijen e trashëgimisë. Besoj se ka qenë një zgjidhje e jashtëzakonshme e AAK-së”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit