2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kosovari shtiret si polic, ia merr plakës zvicerane 15.000 franga ‘për t`ia ruajtur’

Rekomandime

Zyrtarët kanë arritur ta marrin zarfin me rreth 15,000 franga, me rastin e kontrollimit të bërë të një kosovari 31 vjeçar dhe bashkëpunëtorit të tij të dyshuar, një 30-vjeçari nga Maqedonia e Veriut.

- Advertisement -

Të hënën, pak para orës 17, dy hetues nga Policia e Kantonit të Cyrihut në Zollikon kanë vëzhguar një grua të moshuar, e cila po depozitonte një zarf nën një kosh mbeturinash. Pas pak ata kanë parë kur po ky zarf u mor nga një burrë.

Siç shkruan Policia Kantonale në një komunikatë të publikuar të martën, zyrtarët kanë arritur ta marrin zarfin me rreth 15,000 franga, me rastin e kontrollimit të bërë pastaj të një kosovari 31 vjeçar dhe bashkëpunëtorit të tij të dyshuar, një 30-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, njofton 20minuten.ch.

Ata janë arrestuar dhe janë marrë në pyetje nga policia me dyshimin se ishin të përfshirë në një krim mashtrimi që njihet si fenomeni i “policit të rremë”.

- Advertisement -

Komunikata e policisë më tutje shpjegon fenomenin në fjalë që po praktikohet gjithnjë më shumë në kantonin e Cyrihut, që ka të bëjë me paraqitjen e mashtruesve në uniformë policore, transmeton albinfo.ch. Në raste të tilla, “polici” tregon një histori mbresëlënëse për të bindur viktimën se paratë e tij nuk janë më të sigurta në bankë. Nëse viktima pranon të bashkëpunojë, asaj i kërkohet t’ia dorëzojë pasuritë “zyrtarëve të policisë”.

Prandaj, Policia Kantonale e Cyrihut rekomandon: nëse ndodh ndonjë thirrje nga zyrtarë policie, sqarojeni këtë më parë përmes numrit të urgjencës, 117, përcjell albinfo.ch. Për ta bërë këtë, mbylleni tërësisht telefonatën me policin e dyshuar dhe mos lejoni që ai të lidhet me ju.

- Advertisement -

Policia e vërtetë nuk ndodhë kurrë të ju kërkojë shuma të mëdha parash në telefon. Veç kësaj, asnjëherë mos u jepni para ose gjësende të vlefshme njerëzve të panjohur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit