Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke komentuar heqjen e rrethojave dhe përgatitjet për protesta, ka thënë se askush mos të ketë shpresë që mund ta frikësojë apo ta nxjerr nga zyra dikë, nëse ai zgjedhet nga Kuvendi i Kosovës.
Mustafa ka deklaruar se nuk mendon se Albin Kurti ia lejon vetit të rrijë në zyre nëse Kuvendi zgjedh një qeveri tjetër, pasi Kosova është vend parlamentar.
E SPONSORUAR
Auto Mita i hap dyert për vizitorët – ofron përfitime marramendëse me siguri të plotë!MËSO MË SHUMË
“Në momentin që Gjykata Kushtetuese bjen aktgjykimin të cilin nuk mund ta gjykon por beson se do t’i jep të drejt një Kuvendi që nuk dëshiron të shpërbëhet por dëshiron të bëjë qeverinë e re. Por çdo aktvendim i gjykatës ne do ta respektojmë”, ka thënë ai në RTK.
Ai duke komentuar deklaratat e ministrit në detyrë të Financave, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk mundet të masë papunësinë duke formatizuar punëtorët e palegalizuar.
Mustafa tha se pasi Kutri i ka shkruar presidentit Amerikan, Tramp, edhe ai i ka shkruar duke i thënë se askush nuk mund të thirren në këto relacione në emër të LDK-së