Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se po vazhdojnë punimet për rregullimin e lumit Drini i Bardhë.
Ky projekt është financim i Ministrisë së Mjedisit.
Ky është postimi i tij i plotë:
Shumë i lumtur të shoh një pamje kaq të bukur nga lumi Drini i Bardhë, ku punimet për rregullimin e shtratit të lumit po vazhdojnë, ndërsa përveç hapësirave rekreative e pamjes së bukur, do të krijohen mundësi të shkëlqyeshme për zhvillimin e turizmit dhe evitimin e vërshimeve.
Punimet po realizohen nga “Ura e Haxhisë” deri te rruga Pejë – Prishtinë, kurse projekti është financim i Ministrisë së Mjedisit, ndërsa punimet po realizohen nga kompania “Mirusha”.