Fikret Shatri vazhdon të mbajë primatin e një prej sportistëve më të përgatitur në vend.
Ish-basketbollisti i njohur kosovar, ta i trajner në këtë sport, ka arritur të vrapojë sot mbi 80 kilometra.
Shatri është nisur sot nga Prishtina me vrap drejt Istogut duke arritur cakun e tij pas më shumë se 8 orë vrapimi.
As temperaturat e larta dhe veturat skaj rruge s’e kanë ndalur kampionin nga Tomoci i Istogut drejt kësaj storie të radhës suksesi.
Fikret Shatri është anëtar i KTRA (Kosova Trail Running Association).
Në të kaluarën ka kaluar me sukses maratonën në Turqi të vrapimit malor në Capadoccia (119km), ndërsa vrapimi i sotshëm është një nga më të veçantit ngase janë të pakët ata që kanë arritur 80 kilometra vrap në asfalt.