4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Show” me bombën: Qytetari nuk e lajmëroi Policinë, por e mori bombën në bagazh dhe e dërgoi tek FSK

Rekomandime

Policia e Kosovës njoftoi sot për një mjet shpërthyes të cilin një qytetar e kishte sjellë pranë Kazermës ‘’Adem Jashari’’.

Mësohet se qytetari është i moshës rreth të 30-tave dhe hasi në mjetin shpërthyes ndërsa po punonte në kopshtin e tij në rrugën ”Dëshmorët e Ponoshecit” në Prishtinë.

- Advertisement -

I njëjti e ka marrë mjetin dhe me automjetin e tij (në bagazh të automjetit) e ka dërguar me qëllim për ta dorëzuar tek Forca e Sigurisë së Kosovës, transmeton Reporteri.net.

Pas këtij rasti ku qytetari me automjetin e tij e barti deri tek Kazerma ”Adem Jashari” bombën e gjetur, Policia e Kosovës ka dalur me një apel.

Sipas tyre qytetarët sapo të hasin në mjet të tillë të dyshimtë të lajmërojnë fillimisht Policinë e Kosovës.

- Advertisement -

Kërkojmë dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët që në rastet e tilla kur hasin mjete te dyshimta mos të rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve duke prekur apo transportuar mjetet e tilla, por sapo të hasin në ndonjë mjet të dyshimtë menjëherë të lajmrojnë Policinë e Kosovës”, thonë Policia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit