-1.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

PAMJE| Xhandarmëria serbe endet nëpër Dumnicë të Podujevës: Banorët ndihen të rrezikuar

Rekomandime

Banorët e fshatit Dumnicë e Epërme janë ndjerë të kërcënuar,  kjo pasi që sot xhandarmëria e Serbisë ka kaluar në këtë pjesë.

- Advertisement -

Një dëshmitar i ka treguar Indeksonline, se ka parë 6 ushtarë serbë, deri sa ka qenë duke punuar tokën e tij.

Ai madje thotë se njëri nga ta kishte dhe një qen me vetë. Sipas tij ata i kanë parë mesditën e sotme, pasi ky fshat është në vijën kufitrare me Serbinë dhe i takon Kosovës.

Provokime të tilla ka pasur edhe më herët, kujtojmë ngjarjen e muajit mars të këtij viti, ku banorët e Karaçevës nga Kamenica, kanë shprehur shqetësimet e tyre, pasi që serbët kanë patrolluar pranë shtëpive të tyre.

- Advertisement -

Në anën tjetër, dje shteti serb, tha se s’do t’i hap kufijtë edhe për qytetarët e Kosovës, duke diskriminuar kështu shtetin tonë nga ata të regjionit.

Ndryshe, në Kosovë gjatë kohës së pandemisë një numër i madh i punonjësve serbë shëndetësorë hyrën në territorin tonë, madje vetëm dje dhjetëra vetura me rreth 100 mjekë erdhën përmes pikës kufitare në Merdare.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit