Për më shumë se dy muaj, një i ri sirian është duke qëndruar në një spital në Prishtinë. Ai pësoi lëndime në këmbë në momentin kur hyri në Kosovë. Dëshira e tij është të vazhdojë rrugëtimin për në vendet e Evropës Perëndimore.
23-vjeçari, Ahmad Zekerija nga qyteti Homs në Siri ka ikur nga vend ii tij për shkak të luftës.
Në territorin e Kosovës hyri ilegalisht në fund të muajit shkurt. Ai lëndoi këmbët pasi kërceu nga një lartësi sapo hyri në Kosovë.
Që ngta ajo kohë, ai është i shtirë në Klinikën e Ortopedisë në Prishtinë.