0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Të gjithë e kritikuan strategjinë e Suedisë, por së shpejti do të jetë strategjia e tërë botës

Rekomandime

Suedia është një vend që ka aplikuar një model krejtësisht të ndryshëm në luftën kundër epidemisë së koronavirusit, rreth së cilit ka pasur polemika të shumta.

Përkatësisht, në vend që të vendosin ndalimin e lëvizjes, siç e kanë bërë vendet e tjera, Suedia vetëm u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e distancës sociale pas shpërthimit të pandemisë.

- Advertisement -

Autoritetet suedeze kanë vendosur kufizime të caktuara për të ulur shkallën e rritjes së infeksionit, siç është ndalimi i tubimeve publike të më shumë se 50 personave, mbyllja e bareve, mësimi në distancë, por nuk ka pasur kontrolle të rrepta, gjobitje ose ndërhyrje policore.

Shumë restorante janë ende të hapura, megjithëse ka pak mysafirë, fëmijët e klasave të ulëta vazhdojnë të shkojnë në shkollë, dhe, ndryshe nga Norvegjia fqinje dhe disa vende tjera, Suedia nuk kufizuar lëvizjen, duke shmangur rrezikimin e intimitetit dhe autonomisë personale të qytetarëve.

Sipas parashikimit të arkitektit të kësaj strategjie, epidemiologut Anders Tegnel, Stokholmi mund të fitonte imunitet kolektiv qysh në këtë muaj, gjersa matematikani i Universitetit të Stokholmit, Tom Britton llogariti se një imunitet prej 40 përqind do të ishte i mjaftueshëm për të ndaluar përhapjen e virusit dhe kjo mund të ndodhë deri në mes të qershorit.

- Advertisement -

Edhe pse Suedia është vlerësuar në disa qarqe për shkak se ka arritur të ruajë të paktën një gjendje disi normale të ekonomisë dhe të mbajë shkallën e vdekshmërisë për frymë banori në një nivel më të ulët se Belgjika, Franca, Italia, Holanda, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, të tjerët e kritikojnë atë për dështimin për të mbrojtur popullsinë e moshuar dhe emigrantët.

Megjithatë, autoritetet suedeze pretendojnë se, në fund të fundit, niveli i vdekjes në atë vend do të jetë më i ulët se në pjesët e tjera të botës. Kur shumica e botës të përballet me një valë tjetër vdekjeprurëse të epidemive, Suedia thuhet se tashmë do të ketë lënë më të keqen pas saj.

- Advertisement -

Suedia ka arritur të forcojë imunitetin e të rinjve, njësitë e kujdesit intensiv nuk ishin të mbipopulluar dhe stafi i spitalit nuk u detyrua të merrte kujdes shtesë për fëmijë sepse kopshtet dhe shkollat ​​fillore ishin të hapura.

Shumë vende të tjera tani po imitojnë modelin Suedez: Danimarka dhe Finlanda kanë hapur shkolla fillore, Gjermania ka hapur dyqane më të vogla, Italia së shpejti do të hap parqe, dhe Franca planifikon të lejojë që tregjet dhe muzetë, shkollat ​​dhe kopshtet më të vogla të hapen.

Vendet që heqin kufizimet mund të mësojnë gjithashtu nga gabimet suedeze: maska ​​dhe pajisje të tjera mbrojtëse duhet të jenë të disponueshme në shtëpi pleqsh, dhe më shumë theks duhet t’i kushtohet mbrojtjes së punonjësve në sektorin e shërbimeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit