9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Djuric falënderon gjermanët dhe vazhdon ëndrrat: Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë

Rekomandime

I ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovën, Marko Djuric, duke komentuar debatin e djeshëm në parlamentin gjerman, pretendon se “Kosova nuk ishte koloni e askujt, por një pjesë e patjetërsueshme e territorit të Serbisë.

“Falënderojmë anëtarët e Bundestagut për interesimin e tyre për situatën në krahinën tonë jugore, por edhe ne nuk e përjashtojmë mundësinë që Parlamenti serb në ndonjë rast të hapë një debat për Schleswig-Holstein ose ndonjë krahinë tjetër gjermane”, përpiqet Djuric ta kërcënojë Gjermaninë në një deklaratë me shkrim.

- Advertisement -

Ai shtoi se Serbia “plotësisht e pranon” qëndrimin e zyrtarëve gjermanë se çështja e shkëmbimit të territoreve në mes të Serbisë dhe Kosovës nuk duhet të merret parasysh, sepse, sipas tij, e gjithë Kosova është “pjesë integrale e territorit të shtetit serb” sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB.

“Bisedimet për zgjidhjen e problemeve në krahinën tonë jugore mund të zhvillohen vetëm duke respektuar këtë fakt”, pretendon Djuric

Mediat serbe raportuan se në seancën e djeshme të parlamentit gjerman, pati një debat të nxehtë për Kosovën, kryesisht për rolin e Gjermanisë, me rastin e zgjatjes së mandatit të ushtarëve të këtij vendi në kuadër të KFOR-it.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit